Tifozëria vazhdon të jetë besnike e Interit, pavarësisht zhgënjimeve pafund dhe surprizave të hidhura që ju rezervon ky ekip mbështetësve të saj.
Zikaltrit janë prej vitesh rekordmenët e kampionatit italian për numrin e tifozëve të pranishëm në stadium. Nuk mund të ndodhte ndryshe edhe këtë verë.
Fushata e shitjes së abonimeve ka nisur dhe ka përfunduar shumë shpejt, duke regjistruar një sukses të jashtëzakonshëm. Të gjitha abonimet vjetore (rreth 50 mijë) të nxjerra në shitje nga klubi kanë “avulluar”.
Një sinjal që tregon se tifozët mezi po e presin nisjen e sezonit të ri dhe që besojnë shumë të ulja e Antonio Kontes në stol. Tani tifozët presin ndonjë emër të madh që të zbarkojë në “San Siro”, ndërsa pasioni dhe mbështetje e tyre nuk do i mungojë ekipit zikaltër.
? | SOLD OUT!
? Abbonamenti 2019-2020: esauriti!
? Aperta la waiting list per il 2020-2021Iscriviti qui ? https://t.co/ycAcsZnO7l
— Inter (@Inter) June 27, 2019