“Pashk Laska rrinte 1 orë për të parë punëtorin e fushës, Xhaferi me projekt të Vllaznisë Europiane dhe kompleksi i Gaz Demit”

Daniel Davidhi, bashkë hartues i projektit “Futbolli për kombin” të Federatës Shqiptare të Futbollit, ishte i ftuar në emisionin “Skaner” në MCN TV, aty ku foli për objektivat deri në vitin 2025. Në veçanti Davidhi ka pasur përgëzime për presidentët e ekipeve të Superiores dhe punës që ata kanë bërë.

“Duhet të përgëzojmë presidentët e Superiores që i mban pasioni në detyrën e tyre. Më ka bërë përshtypje plani që ka krijuar Alban Xhaferi për Vllazninë, është një projekt që i përket një ekipi modern europian. Për të kaluar te Pashk Laska, që e ka kthyer Lacin në një shkollë futbolli duke dërguar lojtarë në Europë.

Më ka bërë përshtypje, kur isha aty para dy vitesh, Laska ishte aq i kujdesshëm sa rrinte edhe një orë për ta parë punëtorin që merrej me fushën. Apo rasti i fundit, Demi, po heq lekë nga familja e tij për të bërë kompleksin e Partizanit”, tha Davidhi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online