“Laçi po shkon drejt titullit kampion”, Zhupa flet për fitoren me Kukësin: Ky vit mund të jetë qershia mbi tortë

Laci arriti që të fitonte me shifrat 3-0 ndaj Kukësit duke i mbyllur pastër llogaritë në një takim që shihej si një finale mes dy ekipeve. I ftuar në Ora Sport që transmetohet në Ora Neës, Eduart Zhupa, është shprehur se kurbinasit po vijnë më afër titullit kampion.

“Laci shkon drejt titullit me këtë fitore. Ka performancë të shkëlqyer në anën fizike dhe mentale. Ndeshja me Tiranën do të jetë super ndeshje nga të dyja ekipet. Te Laci po performojnë disa lojtarë të rinj që do t’i ketë edhe për edicionin tjetër. Ka pasur rezultate të mira gjithmonë në fazë të dytë dhe këtë vit mund të jetë qershia mbi tortë”, tha Zhupa. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online