Algjeria ka shansin t’i japë fund pritjes 29-vjeçare për trofeun e Kupës së Kombeve të Afrikës. Ditën e nesërme kombëtarja magrebase do të ndeshet në finale me Senegalin, një kundështar me futbollistë elitare si Sadio Mane dhe Idrisa Gueje.
Shteti dhe Federata algjeriane po bëjnë të tyren për t’i ardhur në ndihmë tifozëve të skuadrës që duan të mbështesin kombëtaren në finalen e zhvilluar në stadiumin ndërkombëtar të Kairos në Egjipt.
Së fundmi është bërë i ditur lajmi që çdo fans algjerian që kërkon të shohë finalen nuk përse të blejë biletë. Hyrja do të jetë falas për të gjithë personat që tregojnë autoriteteve egjiptiane pasaportën algjeriane.
Fitimi i trofeut është kthyer në një detyre kombëtare për shtetin algjerian. Në gjysmëfinalen ndaj Nigerisë, vetë qeveria transportoi pa kërkuar asnjë qindarkë me qindra tifozë drejt Egjiptit duke përdorur pesë avionë të ushtrisë.