Pas rinovimit, Bushiç mesazh për Danilo Alvesh: Të pres!

Kroati ka mbërritur në Vlorë dhe ka firmosur kontratën që e lidh zyrtarisht me Flamurtarin, ndërkohë që pret të rikthehet edhe sulmuesi brazilian

Elton Nika

Tomislav Bushiç ka nënshkruar kontratën e re që e lidh edhe për sezonin tjetër me Flamurtarin. Për sulmuesin kroat ishte arritur marrëveshja që kohë më parë, ndërkohë tashmë sulmuesi ka hedhur firmën në kontratë Sezonin e kaluar Bushiç ishte ndër lojtarët më të mirë të Flamurtarit. Trajneri Shpëtim Duro e konsideron sulmuesin kroat si shumë të rëndësishëm për skuadrën, ndaj edhe e kishte deklaruar disa herë se ai duhej të qëndronte në Vlorë, madje ia kish kërkuar administratorit Idrizi rinovimin e kontratës me të që në fillim kur mori drejtimin e skuadrës. Tashmë kjo gjë është bërë realitet dhe sulmuesi do të mbetet në Superiore, ku ka veshur më parë edhe fanellën e Vllaznisë dhe Tiranës.

DEKLARATA – Bushiç pret një sezon ndryshe, me një Flamurtar që do pretendojë minimalisht kupat e Europës dhe për këtë është i bindur. Në një prononcim të dhënë për “Sport Ekspres”, Bushiç tregon arsyet e qëndrimin në Vlorë, ndërkohë që ka edhe një mesazh për Danilo Alvesh.

“Jam ndjerë gjithmonë mirë në Vlorë. Rinovimi ishte një dëshirë e të dyja palëve. Klubi dëshironte me çdo kusht të vijoja të isha pjesë e Flamurtarit. Trajneri ka shprehur gjithmonë besimin tek mua, por edhe dëshira ime ishte që të vijoja të luaja për Flamurtarin. Sezonin e kaluar kemi kaluar jo pak probleme, por fatmirësisht në fund e mbyllëm me sukses. Jam i bindur se gjithçka këtë kampionat do të jetë ndryshe. Është një projekt i rëndësishëm për Flamurtarin dhe duam të jetë aty ku e meriton. Natyrisht, projekti i klubit për këtë sezon mbetet edhe një nga arsyet që më bindën të vijoj të jem pjesë e Flamurtarit. Nuk besoj se do të përsëritet sezoni i kaluar dhe për këtë jam i bindur plotësisht.

“E kam thënë edhe më parë, pres dhe Danilon të jetë sërish pjesë e jona. Merkato që po kryen klubi dhe trajneri këtë periudhë, është mjaft aktive dhe me lojtarë që janë mjaft cilësorë. Duke nisur nga mbrojtja, për të kaluar në mesfushë dhe në sulm. Të gjitha repartet janë duke u plotësuar me lojtarë cilësorë, teksa disa prej tyre e njohin mjaft mirë kampionatin shqiptar, si Bicaj, Hoxhaj e Musta. Mjaftojmë të kujtojmë faktin që disa prej tyre kanë luajtur te Shkëndija e Tetovës. Pas merkatos na duhet të mendojmë për nisjen e përgatitjeve dhe sezonin e ardhshëm. Jam plotësisht i bindur se do jetë një Flamurtar shumë herë më cilësor këtë sezon dhe duhet të synojmë dhe të shohim sa më lart në renditje. Mendoj se kjo skuadër i ka cilësitë, por normalisht është fusha ajo që tregon gjithçka. Klubi është duke i dhënë stafit dhe ne lojtarëve besimin e duhur, por në fushë jemi ne që duhet ta tregojmë këtë besim”, deklaron sulmuesi kroat, autor i 10 golave në kampionat sezonin e shkuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online