Moment i artë për Osijekun e Eros Grezdës dhe Muzafer Ejupit. Pas kualifikimit historik për në fazën play-off në Europa League, duke eliminuar PSV Eindhovenin, Osijeku ka mundur këtë të hënë edhe Rijekën, kampione në fuqi e vendit. Kishte tre vite që Osijek nuk fitonte ndaj Rijekës, skuadër që e mundi 6 herë sezonin e shkuar.
Triumfi 1-0 u vendos nga një 11-metërsh shënuar nga Barishiç në minutën e 17-të, ndërsa në të 35-tën Rijeka mbeti me 10 lojtarë, pas kartonit të kuq marrë nga Veshoviç. Deri në fund pati edhe një të kuq tjetër për Rijekën, që pati ankesa të mëdha për gjykimin.
Ndërkaq, Osijeku merr fitoren e dytë në 4 ndeshje dhe si zakonisht Grezda e Ejupi ishin titullarë, duke luajtur mjaft mirë. Grezda u ndëshkua edhe me karton të verdhë në minutën e 81-të, pak minuta pasi i kishte shkuar shumë pranë golit.