Kastrioti kërkon të afrojë edhe një tjetër sulmues dhe deri më tani ka dështuar të bëjë lëvizjen e shumëpritur. Pero Pejiç ishte një nga lojtarët që krutanët kërkuan ta bindin, por oferta e bërë ishte larg kërkesave financiare të kroatit. Më pas u synua një tjetër lojtar.
Stefan Nikoliç ishte një opsion për Kastriotin, por “Supersport” shkruan se ajo pistë tashmë është zbehur dhe po shihet për ndonjë sulmues tjetër. Ndërkohë pritet që nën urdhrat e trajnerit Elvis Plori të vihen edhe disa lojtarë të tjerë.
Bëhet fjalë për katër futbollistë afrikanë, që kanë luajtur me moshat e Nigerisë, Ganës dhe Kamerunit. Ata do të vëzhgohen me kujdes nga stafi teknik prej datës 4 gusht, kur edhe ata do t’i bashkohen ekipit në Bullgari.