“Partizanit po i kthehet treshja që i dha titullin“, Pinari për përplasjen e kryeqytetit: Tirana nuk ka lojtarë në nivel derbi

Rruga drejt titullit kalon fillimisht nga derbi. Kalendari nuk është bujar me Partizanin në këto ndeshje të fundit, ku e pret një ndeshje tejet e vështirë si ajo me Tiranën. I ftuar në emisionin “Sport Magazine“ në “Ora News“ të moderuar nga Drilon Xhepollari, Luan Pinari komenton derbin e kryeqytetit. Ish-lojtari i Partizanit i sheh të kuqtë favoritë për shkak të eksperiencës që kanë në grup, ndërsa shton se një fitore kundër bardhebluve do të sillte një moral tjetër në ekip për të fituar edhe ndeshjet e mbetura.

“Hasani asi nën mëngë? Mund të jetë, duke parë cilësitë që ka ky lojtar, në minutat në vazhdim. Ndërsa nga minuta e parë, duke parë mënyrën se si luan trajneri Daja, do e ketë shumë të vështirë. Gjithsesi është një lojtar që është luks ta kesh të gatshëm në stolin e rezervave. Por Xhunior, Asani dhe Çinari po kthehet ajo treshja siç ishte ajo që i dha titullin kampion Partizanit.

Shikoj që Partizani për momentin e ka grupin më të plotë se Tirana. Tirana ka 11, 12 apo 13 lojtarë që ndoshta janë në nivelin e një derbi. Pjesën tjetër i ka lojtarë pa eksperiencë. Të rinj që kanë kualitete por që nuk janë të domosdoshëm në një ndeshje derbi. Prandaj them që Partizani e ka grupin më të plotë, por gjithsesi derbi është i paparashikueshëm. Partizani i ka të gjitha mundësitë për ta fituar këtë takim dhe nëse do ta fitojë këtë takim derbi të jep një moral tjetër. Mendoj që mund të shkojë deri ndeshjen e fundit me rezultate pozitive për të kapur kreun edhe pse ka një kalendar shumë të ashpër dhe të vështirë deri në fund. Por gjithsesi jam i mendimit që këtu bëhet diferenca e ekipeve që pretendojnë për titullin kampion dhe ekipeve që pretendojnë për objektiva të tjera”, ka thënë Luan Pinari./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online