Partizani është eliminuar mbrëmjen e sotme nga Liga e Kampionëve. Pas barazimit 1-1 në “Air Albania”, të kuqtë janë mposhtur në Hungari me shifrat 2-0 nga Bate Borisovi. Por pavarësisht eliminimit nga Liga e Kampionëve, rrugëtimi i kryeqytetasve në Europë nuk përfundon këtu.
“Demat e kuq” do të vazhdojnë ecurinë e tyre në Ligën e Konferencës. Partizani do të përballet me Inter Eskaldesin e Andorrës në turin e dytë kualifikues të Ligës së Konferenës. Ndeshja e parë mes tyre do të luhet javën e ardhshme./Halit Delibashi-Sport Ekspres/