“Partizani fikej në 20 metrat e fundit”, Starova kritikon të kuqtë: Po të luash mirë, goli del!

Partizani u mposht nga Bate Borisovi me rezultatin 2-0 në ndeshjen e kthimit në turin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Një rezultat i befasishëm, duke ditur faktin se të kuqtë dominuan tërësisht takimin. Sulejman Starova ka komentuar eliminimin e Partizanit nga Liga e Kampionëve në studion e “Skaneri europian“ në “MCN TV“, ku është shprehur se kryeqytetasit ishin të pafuqishëm në 20 metrat e fundit.

“Futbolli prandaj është i bukur, sepse një skuadër e dobët, fiton edhe në këtë mënyrë loje. Shumë lojtarë të rëndësishëm të Partizanit, ishin jashtë formës së tyre, nuk dhanë minimumin e tyre. Mund të përmend këtu Carën, Da Silvën apo edhe Rrapaj.

Të luash mirë, goli del. Partizani fikej në 20 ose 16 metrat e fundit. Vetëm një kombinacion mbaj mend nga Partizani. Mendoj se Partizani ishte i papërgatitur për këtë mënyrë loje. Partizani u surprizua nga mënyra e lojës. Duhet durim për lojë të tillë. Partizani kishte defekt në metrat e fundit”, ka thënë Sulejman Starova./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online