Partizani ka njoftuar zyrtarizimin e ri në merkaton e verës. Bëhet fjalë për Herald Markut, mesfushorit 25-vjeçar që ka firmosur kontratën dy-vjeçare me të kuqtë. Pas sezonit të mirë me Vllazninë, Marku do të jap kontributin me kryeqytasit.
Gjithashtu Partizani ka njoftuar edhe rinovimin me Jurgen Bardhin. Klubi njofton se futbollisti i saj do të jetë pjesë e klubit edhe për një sezon tjetër. /Sport Ekspres/
“FK Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me Herald Markun. Mesfushori 25 vjeçar ka nënshkruar sot një kontratë dy vjeçare me të kuqtë.
Marku një produkt i Akademisë së kuqe rikthehet te Partizani pas një sezoni shumë pozitiv te ekipi Vllaznisë dhe do të mbaj fanellën me Nr. 7
Marku menjëherë ka udhëtuar drejt Ohrit, vend në të cilin ekipi po vijon përgatitjet”,