“Isha si i mpirë”! Altin Lala kujton fitoren ndaj Greqisë: Energji që nuk e kam pasur kurrë më parë

Fitorja e Kombëtares së Shqipërisë me rezultatin 2-1 ndaj Greqisë në vitin 2004 do të mbetet gjatë në mendjet e tifozëve kuqezi. Fqinjët tanë sapo kishin ngritur trofeun e Europianit, por ishin të pafuqishëm për të ndalur uraganin kuqezi te Hans Peter Brigel.

Ndër shumë panelistë, në emisionin “Euromania” në Neës 24 ishte i ftuar dhe legjenda e Kombëtares sonë, Altin Lala, i cili u shpreh se fitorja ndaj Greqisë është një nga momentet më të bukura të karrierës së tij si futbollist. Gjithashtu Altin Lala kujton edhe golin ndaj Rusisë, në fitoren 3-1 në Tiranë.

“Ndeshja më e bukur në karrierë? Do të veçoja ndeshjen me Greqinë, e firuam 2-1, pasi isha si i mpirë nga presioni i madh. Kisha energji të paparë që nuk më ka ndodhur ndonjëherë. Kishte shumë njerëz që besonin se do të fitonim kundër kampiones së Europës.Filloi dhe mbaroi ndeshja dhe mu duk sikur s’kisha luajtur asnjë minutë. Ishte ndeshje me shumë energji. Goli ndaj Rusisë ishte i bukur në Shkodër, kemi pas një grup të jashtëzakonshëm brenda dhe jashtë fushës. Ajo ndeshje është kripa te gjella.”- Altin Lala. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online