“Do të kthejmë Dinamon që dëshironi”! Prezantimi i trajnerit Bledi Shkëmbi, i jep premtimin tifozëve

Dinamo është rikthyer në elitën e futbollit shqiptar dhe do të shpresojë për të marrë maksimumin që nga sezoni i ardhshëm. Për këtë arsye drejtuesit i kanë besuar stolin një trajneri të njohur si Bledi Shkëmbi. Ky i fundit është prezantuar te kryeqytetasit duke i dhënë premtimin tifozëve se do të kthehet Dinamo e dëshiruar për ta.

“Kënaqësi e madhe dhe përgjegjësi që të jesh trajneri i Dinamos. Falenderoj drejtuesit për mundësinë që më dhanë, një falënderim shkon për drejtuesit, stafin dhe futbollistët që punuan shumë për të ringritur Dinamon. Do të bëj maksimumin për të sjellë Dinamon që ka luajtur në Europë dhe jam i bindur që duke dhënë të gjithë maksimumin dhe me mbështetjen e tifozëve, do të kthejmë Dinamon e dëshiruar”, tha Shkëmbi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online