Edhe pse Partizani do të luajë të shtunën ndeshjen e javës së tretë me skuadrën e Kastriotit, sot disa nga lojtarët e skuadrës së parë kanë zbritur në fushë në një takimin miqësor. Edhe pse fillimisht ishte njoftuar se do të ishte skuadra e dytë e Partizanit ajo që do të sfidonte Tërbunin, nuk ka ndodhur tamam kështu, pasi në kompleksin sportiv në Pezë, ka pasur mjaft lojtarë të ekipit të parë.
“Demat” arritën që të merrnin fitoren, në një sfidë ku u shënuan plot 7 gola. Synimi i stafit teknik ishte që të shikonin nga afër afrimet e verës si dhe lojtarët që kanë pasur pak minuta në këtë fillim të kampionatit. Uakili ka bërë një paraqitje të mirë, ndryshe nga koreano-veriori, i cili nuk ka qenë në lartësinë e duhur.
Partizani- Tërbuni
Shënues: Bardhi (2x), Okebugu, Ferhati/ F. Taku, Neziri, Kumanova
Formacionet
Partizani : Hoxha, Bitri, Atanda, Uakili, Statovci, Hyon-uk So, Ferhati, Okebgvu, Kodra, Bardhi, Hila.
Tërbuni: Baçi, Lila, Zagani, Meshaj, Doda, Saliaj, Mezini, Taku, Prendi, Vllacaj, D. Taku, F. Taku.