Partizani ka prenotuar 100 bileta për ndeshjen e nesërme kundër Botevit. Kështu raporton topsport.bg, që shkruan se në Burgas priten 2 autobusë me tifozë të Partizanit, ndërkohë që nga Partizani konfirmohet prenotimi, por ende jo prania e tifozëve të kuq.
Nga grupimi Ultras Guerrils nuk ka konfirmim për një udhëtim të mundshëm në Bullgari, por nëse do të ndodhë, do të ketë masa të jashtëzakonshme sigurie, pas përplasjeve me tifozët bullgarë në Tiranë.
Sipas bullgarëve, tifozët e Partizanit nuk do të lejohen të lëvizin pa eskortë policore në Burgas, ku i presin B-ultras, grupimi i Botevit, që kërkon hakmarrje për sulmin në Tiranë.
Në Burgas tifozeria e Botevit ka shkaktuar edhe më parë shumë probleme, ndaj policia vendase është mobilizuar totalisht për nesër.