Botevi grumbullon edhe një 16-vjeçar për Partizanin

Botevi është spostuar sot në Burgas, ku nesër do të presë Partizanin, për kthimin e turit të parë në Europa League.

Në Tiranë Botevi fitoi bindshëm, me përmbysje, duke dominuar në lojë, ndaj tashmë shanset e Partizanit janë thuajse zero, aq më shumë që udhëtimi për në Bullgari është bërë me autobus, duke udhëtuar për më shumë se 15 orë, një torturë e vërtetë.

Edhe te Botevi tashmë janë më të qetë, ndaj trajneri Nikolaj Kirov ka grumbulluar edhe një sulmues 16-vjeçar për ndeshjen e nesërme.

Bëhet fjalë për Kristian Dobrev, i cili nuk ishte në Tiranë për një dëmtim të lehtë, por mund të gjejë pak minuta nesër.

Sezonin e shkuar Dobrev luajti 4 ndeshje si zëvendësues dhe shënoi në ndeshjen e fundit të sezonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online