Partizani njofton tifozët për çmimet e biletave

Partizani do të zbresë në fushë ditën e premte, për të zhvilluar ndeshjen e parë të edicionit të ri. Shorti ka rezervuar një përballje të madhe, pasi do të takohet me kampionët e Skënderbeut.

Përmes një postimi në “Facebook” klubi kryeqytetas ka njoftuar çmimet e biletave për tifozerinë e tij. Çmime të arsyeshme, pasi një biletë në rekordin e tifozëve të thjeshtë do të ushtojë vetëm 200 lekë të reja.

Në transferta korçare, gjithnjë “demat” kanë pasur një mbështetje të madhe të tifozerisë. Edhe në këtë përballje pritet që skuadrës të mos i mungojë mbështetja nga shkallët e stadiumit.

 

“INFORMACION për ÇMIMET E BILETAVE

KF SKENDERBEU – FK PARTIZANI

E PREMTE DT. 17 GUSHT ORA 19:45

Ju njoftojmë se për këtë takim çmimet e biletave në Tribunat respektive të stadiumit “Skënderbeu” do te jenë:

Biletat në Tribunat A dhe B do të kushtojnë 1 000 Lek

Biletat në Tribunën Miqtë E do të kushtojnë 200 Lek

Klubi organizator ka përcaktuar Tribunën E, si sektorin ku do të akomodohet Tifozeria e Kuqe.

Në bashkëpunim edhe me kompaninë që menaxhon biletat e këtij takimi, klubi njofton se të gjithë tifozët që do të udhëtojnë drejt Korçës do të mund ti sigurojnë biletat ditën e premte duke filluar nga ora 12:00, pranë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *