Partizani nis lëvizjet, e kryer me mesfushorin e Teutës

Partizani do të udhëtojë nesër për në Maqedoni, për fazën përgatitore në prag të pjesëmarrjes në Europa League, ndërkohë që ende nuk ka kryer lëvizje të rëndësishme në merkato dhe skuadra nuk është e kompletuar, pasi janë larguar emra të rëndësishëm, si Fejzullahi në mbrojtje e Batha në mesfushë.

Megjithatë,  pjesa tjetër e skuadrës nuk është prekur për momentin dhe emergjencë përbën vetëm zëvendësimi i Bathës.

Për këtë arsye, klubi ka punuar me qetësi, duke vëzhguar disa lojtarë që janë në provë, ndërsa ka arritur marrëveshjen me mesfushorin Ardit Hila.

Mesfushor qendror, i aftë të luajë edhe para mbrojtjes, 25-vjeçari nga Elbasani vjen nga sezoni më i mirë në karrierë. Plot 32 ndeshje nga minuta e parë në Superiore në sezonin e fundit (33 në total), shoqëruar me rekordin personal në karrierë, 9 gola të shënuar, një shifër goxha e lartë për një futbollist që në Superiore kishte shënuar vetëm 4 gola në karrierë dhe zakonisht ka detyra të tjera, duke qenë një futbollist që ndihmon shumë mbrojtjen dhe prish aksionet kundërshtare (13 kartonë të verdhë këtë sezon, 36 kartonë të verdhë e një i kuq në tre sezonet e fundit).

Vlera e tij në treg është rritur ndjeshëm, tashmë ka shkuar në 300.000 euro sipas Transfermarkt, ndaj Partizani ka këmbëngulur dhe duket se ka mbyllur gjithçka, me mesfushorin që ishte i lirë në treg, sepse kontrata e tij me Teutën përfundoi muajin e shkuar. Kishte sinjale nga jashtë, por duket se Hila ka preferuar të qëndrojë në Superiore dhe të luajë në Europa League këtë verë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online