Portieri i Partizanit, Alban Hoxha pësoi një dëmtim që i ka shqetësuar të gjithë tifozët e kuq. “Gardiani” doli i dëmtuar pak pasi ishte mbushur një orë lojë në takimin ndaj Luftëtarit dhe u nis menjëherë drejt spitalit, i dashur në krahun e tij të majtë dhe dukej mjaft i shqetësuar nga dhimbjet që ndjente.
Edhe pse në spitalin rajonal të Gjirokastrës nuk kanë njoftuar për ndonjë lëndim serioz, sot Hoxha do të kryejë analizat e specializuar për të përcaktuar shkallën e dëmtimit dhe periudhën e rikuperimit.
Hoxha është një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Partizanit, por derisa të përcaktohet shkalla e dëmtimit të gjithë do të jenë sy e veshë nga portieri. Nëse dëmtimi do të rezultojë më serioz siç është parashikuar, nuk do ishte aspak çudi që kryesuesit të futen në merkato edhe për një portier.