Partizani merr 3 pikë me një gjuajtje, Vllaznia nuk del nga kriza

90 minuta të lodhshme për t’u parë, por që në fund prodhuan një 3-pikësh të artë për Partizanin, fitues 1-0 në Shkodër, ndaj Vllaznisë plot halle.

Të kuqtë kërkonin fitoren e tretë rresht dhe ia dolën mbanë, duke shënuar që në minutën e katërt me sulmuesin Basrak, i cili gjatë zhvillimeve të një goditjeje nga këndi arriti të çonte topin në rrjetë.

Nisi me gol, por praktikisht mbaroi aty ndeshja sulmuese e Partizanit, sepse skuadra e drejtuar nga Juliano nuk e mori më mundimin të sulmonte. Si në vitet e fundit, mbrojtje perfekte dhe cinizëm, me administrim të qetë të avantazhit.

Vllaznia, tashmë me Ernest Gjokën në drejtim, i kishte bërë ndryshe planet dhe goli i shpejtë e tronditi keq. Sikur të mos mjaftonte kriza e thellë e javëve të fundit, një ndeshje e nisur në disavantazh ndaj Partizanit ishte shumë. Ritëm i ulët, pak rreziqe për portën e Partizanit dhe qartësisht një mungesë rrezikshmërie në sulm që duhet rregulluar në janar patjetër, përndryshe kjo V Vllazni të kujton Tiranën e sezonit të shkuar.

E diel, më 22 tetor, ora 14:00
Stadiumi “Loro Boriçi”, Shkodër

Vllaznia – Partizani     0-1

Shënues: Basrak 4′

Vllaznia: Selimaj, Gocaj, Pjeshka, Orelesi, Marku, Krymi (Vucaj 60′), Tafili (Ribaj 76′), Hasani (Bardulla 72′), Çinari, Lika, Kalaja. Trajner: Ernest Gjoka

Partizani: Hoxha, Progni, Ibrahimi, Malota (Atanda 51′), Kalari (Kotobelli 75′), Vila, La Kamera, Batha, Trashi, Adorjan (Bardhi 63′), Basrak. Trajner: Mark Juliano

Karton i verdhë: Adorjan 32′

Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti, Ridiger Çokaj, Paulin Simoni, Blerim Ziri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online