Juliano i lumtur: Komplimente lojtarëve, kjo është rruga e duhur

Trajneri i Partizanit, Mark Juliano, tashmë është plotësisht i kënaqur nga skuadra e tij. Në Shkodër erdhi një fitore e thjeshtë, pa rrezikuar asnjëherë për të pësuar gol, ndaj duket se trajneri italian po gjen më në fund ekuilibrat që kërkonte te të kuqtë.

“U bëj komplimente djemve, sepse ditën të vuajnë dhe dhanë një provë pjekurie, duke administruar mirë momentet e vështira dhe mungesat e rëndësishme, duke luajtur me qetësi, duke qenë të bashkuar dhe duke marrë 3 pik shumë të rëndësishme. Po rritemi, e dija që veç nivelit fizik që po e arrijmë pak nga pak. Lojtarët po fitojnë vetëbesim, pikët po na ndihmojnë shumë dhe jemi në rrugën e duhur drejt formës së duhur.

“Adorjan? Është një lojtar tek i cili besojmë shumë, vinte nga dy ndeshje mjaft të mira. Nuk ka qenë mirë fizikisht ditët e fundit për një goditje të fortë në ije që i jepte shumë dhimbje. Edhe sot u detyrova ta ndërroj sepse ishte i lodhur dhe sakrifikoi shumë. Nuk ishte e lehtë sot, ndaj një rivali që sulmoi gjatë gjithë ndeshjes, ndaj i bëj komplimente Adorjanit dhe gjithë lojtarëve sot, sepse luajtën mjaft mirë.

“A është Partizani i premtuar? Nuk kam premtuar asgjë, kam ardhur që të bëj një punë me një skuadër që ishte e mirë edhe më parë. Skuadra nuk është ende e plotë, por po shoh shpirtin luftarak dhe sakrificën e duhur. Ka ndeshje si sot apo ndaj Luftëtarit, por ka edhe ndeshje kur rezultati në fillim nuk shkon si e pret dhe duhet të vuash, por gjithsesi jam i kënaqur me atë që kam parë deri tani.

A mund të bëjë më shumë Partizani, duke parë lojën aspak ofensive pas golit të shpejtë? Po, duhet të bëjë gjithnjë më shumë. Pasi shënuam, duhej të administronim zona të fushës dhe skuadra ndryshoi modul shpesh, sidomos në pjesën e parë. Administruam topin dhe pritëm që të krijoheshin hapësirat për të goditur, por ishte një betejë e ashpër, nuk ishte e lehtë ndaj një Vllaznie të vendosur mirë në fushë dhe të mobilizuar nga ndërrimi i trajnerit. Duhej të shënonim golin e qetësisë, por duhet të punojmë gjithnjë e më shumë për të arritur rendimentin maksimal me këtë skuadër.

“Basrak, a është alternativë serioze për sulmin tani? Jam i kënaqur që është shtuar konkurrenca, sa më shumë zgjedhje, aq më mirë. Basrak është kthyer këtë javë, luajti mirë dhe duhet të bëjë edhe më shumë se kaq. E gjeta këtu, por e njoh mirë, ka pasur vështirësi ambientimi në Shqipëri, por e ka kuptuar çfarë dua prej tij, shënoi gol të rëndësishëm dhe është një alternativë e mirë për Çanin dhe Sukajn”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online