Partizani me sytë nga Krasniqi, Xhixhiua mund të jetë surpriza në Bullgari

0

Mbrojtësi nuk ka luajtur për arsye dëmtimi në ndeshjen e parë. Kamerunasi mund të jetë “asi” nën mëngë i Starovës

Ndeshja e kthimit në Bullgari do të ndryshojë edhe formacionin e të kuqve. “Demat” do të shkojnë në Bullgari për një rezultat pozitiv dhe normalisht që priten edhe ndryshe në formacionin titullar, pasi sfida e parë çaloi jo pak. Stafi teknik pret rikthimin e mbrojtësit Gëzim Krasniqi, pasi nuk ishte në dispozicionin e trajnerit Starova në sfidën e parë.

KRASNIQI – Mbrojtësi ka pasur një problem në kavilje dhe në sfidën e parë qëndroi 90-minuta në stol. Shtatlarti duket se e ka lënë pas dëmtimin tashmë dhe me shumë mundësi do të jetë gati për ndeshjen e dytë. Starova e pret me shumë dëshirë rikthimin e Krasniqit, pasi në sfidën e parë qendra shfaqi pasiguri të mëdha. Atanda dhe Ibrahimi nuk arritën të përshtateshin dhe nigeriani i vuri vulën me gabimin e fundit. Rikthimi i kavajasit do të sillte më shumë qëndrueshmëri në mbrojtje.

XHIXHIUA – Kameruansi u aktivizua në pjesën e dytë nga trajneri Starova dhe dha disa shkëndija të mira, të paktën kishte dëshirë. Mesfushori qëndroi pas Sukaj dhe u mundua të merrte disa inkursione në ndeshjen e parë. Në atë pozicion ishte menduar fillimisht Mentor Mazrekaj, por kosovari ishte në një ditë të keqe dhe detyroi trajnerit Starova të ndryshonte skemën e lojës. Duke parë edhe paraqitjen e dobët dhe formë e keqe të Mazrekajt, Starova mund të surprizojë duke futur në formacion Xhixhiuan, afrimin e merkatos së fundit.  

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.