Partizani me stilin e Kombëtares, “demat” flasin koreançe

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Kampionati është ndërprerë për shkak të impenjimeve të Kombëtareve, por klubet vijojnë punën. Harmonia në një skuadër ka gjithnjë një vend të veçantë, pasi në momente të caktuara mund të jetë arma më e fortë për të lënë pas vetes problemet.

Tek Partizani duket se janë në një moment shumë të mirë, mëse normale, pasi ndodhen në vendin e parë pas 8 javësh. Në merkaton e janarit në skuadër u afrua dhe So Hyon-Uk, i cili u bë i pari lojtarë nga Koreja e Veriut që luan në vendin tonë.

Tek Partizani  kanë huazuar një stil nga Kombëtarja, pasi lojtarët e rinj duhet të tregojnë talentin e tyre në këngë. Pikërisht koreanoveriorit i takoi të këndojë sot, por në postimin e faqes së klubit duket mjaft i emocionuar. Për t’i hequr emocionet mendon Trashi, i cili me humor i thotë: “Lali, ke vëllain tënd këtu nga Koreja e Jugut”. Pak sekonda këngë koreançe dhe tek Partizani, që tani duhet të njohë dhe një gjuhë të re.

https://www.facebook.com/partizaniclub/videos/2153420214876325/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *