Partizani me mendje te kampionati, 1 largim dhe 1 afrim i menduar

Partizani e mbylli periudhën e Europa Leagues, ndërsa tani po mendon vetëm për kampionatin. Aty ku drejtuesit kanë premtuar se do të “shkrijnë” talentin dhe do të bëhen gati për të fituar. Në fakt, dy ndryshimet e para të grupit janë menduar. Fjala është për një largim dhe një afrim.

I pari që mendohet se do të largohet është Edgar Çani. Kjo është dëshira e drejtuesve të klubit, pasi e mbajtën jashtë skuadrës për Europës, i hoqën numrin “9”, ndërsa tani do ta dërgojnë me ekipin B, me shumë mundësi. Shtatlarti nga krahu tjetër nuk e ka me shumë qejf qëndrimin te “demat”, por po mendon të qëndrojë për vetë faktin se “demat” janë sjellë shumë keq me të. Kontratën e ka në rregull deri në fund të sezonit, alternativa nuk ka shumë, prandaj nuk ka pse të nxitohet.

Drejtuesit kanë gati dhe zëvendësuesin e Çanit. Ai është sulmuesi i ri Rubin Hebaj. Shkodrani po luan në Slloveni me skuadrën e Domzales, por nuk po gjen vazhdimësi. Në kampionat i kishte minutat me pikatore dhe arriti të bënte mjaft mirë, ndërsa në Europë nuk u aktivizua. Palët kanë nisur kontaktet dhe pritet që marrëveshja të konkretizohet brenda pak ditësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online