“Partizani ka vetë në dorë fatin e titullit”, Musta shpjegon largimi nga Kukësi: Ishte diçka emocionale, ndodhi një krisje

Emiljano Musta është një nga lojtarët e rëndësishëm të Laçit për këtë sezon. Mesfushori shqiptar po ecën në rrugën e duhur me kurbinasit, të cilët janë ende në garë për të fituar titullin kampion, pavarësisht se objektivi parësor është pjesëmarrja në Kupat e Europës. Në një intervistë me gazetaren Klevisa Alinani në “Fax Sport”, Musta flet më tepër rreth titullit kampion të këtij sezoni, dy ndeshjet e fundit në Superiore, si dhe bën një kthim pas në kohë duke shpjguar arsyet e largimit nga Kukësi vitin e shkuar.

Fjalët e Duros për ndeshjen me Tiranën

“Përpara ndeshjes Duro na tha që ta shijonim. Ishte një ndeshje që luhej në stadiumin më të mirë në Shqipëri. ‘Shijojeni sa më shumë ndeshjen. Është djersa juaj e gjithë vitit që kemi ardhur deri këtu, por të mos e lëmë në gjysmë. Ta çojmë deri në fund atë që kemi punuar gjatë gjithë vitit‘. Në fund të ndeshjes ishte gëzim i ligjshëm nga ana jonë. Trajneri na përgëzoi dhe na tha që kemi treguar karakter“.

Dy ndeshjet e fundit

“E sigurt është që do hyjmë në fushë për të dalë  me 6 pikë. Pastaj varet si do shkojnë ndeshjen. Mund të jemi të kënaqur edhe me një pikë, me 4 pikë, me 2 pikë. Varet si do shkojnë ndeshjet. Nuk mund ti parashikojmë. Do hyjmë vetëm për fitore në të dy ndeshjet. Kemi një objektiv që mund ta arrijmë por që nuk është se vendoset në këmbët tona, pasi është Partizani ai që e ka në dorë vetë fatin e titullit”.

Pikët e lëna

“Kur shkon në fund dhe bën llogari nuk është vetëm Laçi që ka lënë pikë. Të gjithë kanë lënë pikë, kush më pak e kush më shumë. Por ajo që jam krenar është që këto pikë që kemi i kemi të gjitha me djersë dhe me gjak. Nuk na kanë toleruar në asnjë ndeshje, nuk kemi pasur favore nga asnjë ekip. kemi luftuar deri në fund për pikët që kemi marrë dhe i kemi me meritë të gjitha. Pastaj a kemi lënë pikë me Skënderbeun apo Kastriotin? Është e vërtetë, kemi lënë. Por kemi fituar me Tiranën, me Partizanin… Detyrën e parë, që është pjesëmarrja në Europë besoj e kemi siguruar 99%, pasi matematikisht akoma jo. Jemi të kënaqur“.

Largimi nga Kukësi

“Rinovova me Kukësin për dy vite të tjera. Marrëdhëniet me presidentin e klubit dhe gjithë stafin i kisha shumë të mira. Edhe drejtuesit më kishin vlerësuar si nga ana monetare ashtu edhe nga ajo njerëzore dhe unë ndihesha si në shtëpi. Nuk kisha arsye përse të lëvizja. Por pati një krisje. Mbase ishte diçka emocionale e imja që kërkova të largohem. Por që te Kukësi jam ndjerë si në shtëpi dhe të ardhmes nuk i dihet asnjëherë se çfarë mund të ndodhi. Te Laçi jam për një sezon, edhe këto dy javë jam në kontratë”.

Titulli

“Shpresoj ta arrijë Laçi. Ia uroj vetëm Laçit titullin kampion. Nuk e di kë do dëshiroja pas Laçit. Do më pëlqente ta fitonte Vllaznia, pse jo? Ka bërë një sezon të shkëlqyer. Edhe Vllaznia është në garë për titullin kampion, sepse ka ndeshje direkte me Partizanin. Mendoj që verdikti i fushës do tregojë kush e ka merituar titullin. Në këtë pikë që ka arritur kampionati kushdo nga këto 4 ekipe të dali në vend të parë e ka merituar. Kush do jetë më i zoti në këto javë të fundit të mundi kundërshtarët direkt, pasi luajnë të gjithë me kundërshtarë direkt, atëherë i uroj suksese“, ka deklaruar Emiljano Musta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online