Partizani investon për të ardhmen, vjen talenti i Legias

Alban Sulejmani është futbollisti i fundit që bashkohet me Partizanin, pikërisht në ditën e fundit të merkatos verore, njofton “vipsport.al”.

Bëhet fjalë për një futbollist të talentuar dhe që është vetëm 19 vjeç, por që vjen nga radhët e Legias së Varshavës dhe është pjesë e përfaqësueses së 21-vjecarëve të Maqedonisë.

Partizani më parë ka pasur sukses me talentet e rij, si Ylber Ramadani, ndaj beson se ka zbuluar një futbollist me të ardhme të sigurt dhe ka firmosur me Sulejmanin një kontratë 4-vjeçare. Sulejmani është një mesfushor i avancuar, i cili luan sidomos në krahun e majtë të sulmit, i cili verën e shkuar u transferua nga Renova te Legia, duke u regjistruar në ekipin B, por menjëherë u dha në huazim me Pogon Siedlce në divizionin e dytë. Aty Sulejmani qëndroi deri në dhjetor, ndërsa më pas u kthye te Legia.

Tani Sulejmani ka prishur kontratën dhe ka zgjedhur Partizanin, me shpresën se do të gjejë hapësirë, në një ekip ku në fakt do të vuajë, duke parë sa shumë mesfushorë ka Partizani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *