Partizani harron të rinjtë, më shumë “të kuq” ka tek Tirana

Derbi i kryeqytetit midis Tiranës dhe Partizanit nuk nxori fitues. Dy skuadrat u ndanë nga një pikë pas një barazimi pa gola. Trajneri i Partizanit Skënder Gega i kreu të tre zëvendësimet, ndërsa homologu i tij Mema kreu vetëm një të tillë.

Në “shfaqjen” e sotme morën pjesë 26 “aktorë”, 12 te Tirana dhe 14 te Partizani. Te të kuqtë bie në sy se vetëm sulmuesi Jurgen Bardhi është një produkt i akademisë së Partizanit, ndërsa Tirana ka tre produkte bardheblu: Kërçiku, Hoxhallari dhe Doka.

Megjithatë, një tjetër fakt interesant është se në ndeshjen e sotme krahas Bardhit pati dhe dy lojtarë të tjerë të dalë nga “shkolla” e të kuqve. Bëhet fjalë për kapitenin e Tiranës Erando Karabecin dhe sulmuesin Bedri Greca.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *