“Partizani e ka më të lehtë me Bazelin”, Egbo: Tirana? Ekipet me traditë nuk fitojnë kampionatin dhe më pas nuk shkojnë as në Europë

Emanuel Egbo ka folur për mikrofonin e “Report TV“, ku ka komentuar sfidat e klubeve shqiptare në Ligën e Konferencës. Trajneri nigerian del kundër rrymës dhe mendon se Partizani mund ta ketë më të lehtë përballë Bazelit, kjo për faktin se niveli i këtyre të fundit ka rënë ndjeshëm, shtuar edhe faktit se ekipet e huaja sipas tij i nënvlerësoojnë ato shqiptare. Në fund Egbo nuk e ka kursyer as një ironi për ish-klubin e tij, Tiranën, që e thumbon për faktin se nga kampion nën drejtimin e tij përfunduan jashtë Kupave të Europës sezonin pasardhës.

“Partizani që të gjithë mendojne se e ka me Bazelin, por mund të jetë ndeshja më e lehtë. Kjo sepse nuk është më ai Bazel që ka qenë më para. Tani kanë edhe probleme në mbrojtje, ndërsa një avantazh i Partizanit është se ekipet europiane i nënvlerojnë ekipet shqiptare.

Vllaznia do ketë një armë të fortë sepse nuk është e thjeshtë të humbësh ndeshjen e parë 3-1 dhe të fitosh të kthimit 3-0. Kanë një vetbesim në nivel optimal. Mendoj se kjo do bëjë diferencën me ekipin qipriot.

Teuta e ka më të lehtë në letër, por vetëm në letër. Ekipin e Andorës e ka mundur edhe Prishtine e Kososës, ndërsa Laçi mund ta ketë të vështirë sepse ekipet rumune janë si ekipet ballkanase. Unë mund ta quajë derbi ballkanas sepse rumunët kanë një mentalitet si shqiptarët.

Ekipet me traditë në botë nuk e kanë që një sezon fitojnë kampionatin dhe sezonin tjetër nuk shkojnë as në Europë”, është shprehur Emanuel Egbo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online