Zgjoi zemërimin tifozëve ultra me “Bella Ciao“, Lacio del me komunikatë zyrtare për Hysajn: Detyra jonë ta mbrojmë

Rituali i këndimit përpara shokëve të ekipit nuk ka shkuar në mënyrën që Hysaj e kishte pritur.  Zgjedhja e këngës “Bella Ciao“ zgjoi zemërimin e tifozëve ultras të Lacios. Kënga në fjalë ishte himni i partizanëve në luftën kundër fashizmit, ideologji kjo që ka mbështetje të gjerë në radhët e ultrasve bardhekaltër. Pas fyerjeve të shumta videot e Hysjat duke kënduar janë fshirë, kurse sot klubi kryeqytetas del me komunikatë zyrtare në mbrojtje të shkodranit.

“Është thjeshtë detyrë e klubit të mbrojë një nga anëtarët e saj dhe t’i lirojë ata nga shfrytëzimi personal dhe politik që sigurisht në këtë rast nuk kanë asnjë lidhje me kontekstin joformal dhe miqësor në të cilin ndodhi episodi. Tërheqja e ekipit duhet të vazhdojë në angazhimin maksimal sportiv dhe në atmosferën e qetësisë që është fryrë deri më tani“, shkruan Lacio./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online