Emanuele Ndoj është pranë firmës me klubin e Serie A, ja detajet e ofertës së skuadrës italiane

Emanuele Ndoj ishte një nga elementet që spikati në sezonin e shkuar në Serie B. Futbollisti shqiptar ishte një pikë e rëndësishme për Breshian në mesin e fushës, duke e ndihmuar ekipin me paraqitjet e tij. Breshia nuk mundi të priste një biletë për në Serie A, por Ndoj ka mundësinë të rikthehet përsëri në elitë me një tjetër ekip. Është bërë e ditur prej disa ditësh se Salernitana ka hedhur sytë nga talenti i Kombëtares shqiptare, ndërsa gazetari Nicolo Schira zbulon edhe detajet e ofertës së klubit të porsangjitur në Serie A.

“Salernitana shikon në shtëpinë e Breshias për përforcime. Negociatat po shkojnë mirë për mesfushorin Emanuele Ndoj, për një huazim me të drejtë blerje në rast mbijetese (në Serie A)“, bën me dije gazetari italian, Nocolo Schira./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online