Partizani e ka edhe një “përforcim” rrugës

Partizani luan të premten me Skënderbeun në transfertë dhe trajneri Skënder Gega me ekipin e tij e kanë marrë seriozisht këtë takim. Ndërkohë gjatë këtyre ditëve pritet të ketë edhe lëvizje të tjera në merkato. I fundit që u afrua ishte Emanuel Mensah, i cili luan në të gjitha pozicionet e sulmit.

Alternativat për stafin teknik janë të shumta. Hebaj është afruar këtë verë, ndërkohë nga ekipi i vjetshëm kanë mbetur në ekip edhe Asani, Bardhi e Progni. E paqartë mbetet e ardhmja e Abdurahimit, sikurse edhe e Edgar Çanit.

Së shpejti pritet të rikthehet edhe Lukas Kardozo, sulmuesi brazilian i afruar në janar. Një dëmtim e la atë për disa muaj jashtë fushave të blerta dhe rikthimi i tij po afron. Braziliani gradualisht po rikuperohet dhe pritet që së shpejti të vihet nën urdhrat e stafit teknik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *