“Partizani e bëri Vllazninë që të mos dukej në fushë”! Ilir Daja flet edhe për derbin me Dinamon: I rikthehemi historisë!

Ilir Daja vazhdon që të jetë i bindur se Partizani ka dominuar Vllazninë në javën që lamë pas, megjithëse shkodranët ishin më mirë se kryeqytetasit në pjesën e parë. Trajneri i të kuqëve shprehet se ekipi i Brdaric ishte inekzistent në fushën e lojës dhe kjo falë lojës së Partizanit. Në bazë të fjalëve të raportuar nga “Supersport”, është folur edhe për përballjen e radhës ndaj Dinamos.

“Tani po i rikthehem historisë. Kam dëgjuar e parë shumë këtë javë. Është një gjë e rrallë, pasi ndeshja e fundit finale u fitua me lojtarë dhe ka ngelur në historinë e futbollit shqiptar. Tani jam në krahun tjetër dhe do duhet të luftoj kundër ish-skuadrës time. Ky është profesioni ynë. Është një ndeshje e vështirë, edhe pse është rikthyer në Superiore pas disa kohësh. Ndeshje derbi nuk parashikohen, por janë ndeshje për  t’u fituar. Futemi në fushë nesër për të fituar.

Në shumë studio kam dëgjuar që Vllaznia ishte inekzistente. Kundrejt kujt? Sigurisht kundrejt Partizanit. Ishte loja jonë që bëri të mundur që Vllaznia, një nga ekipet më të mira, një nga pretendentët për titull, ishte inekzistente prej presingut të lojtarëve tanë. Kështu që mendoj se në këto tre javë kemi bërë faje individuale, që janë prezentë në lojë. Mund të ndodhte edhe me Vllazninë”, u shpreh Daja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online