Partizani bëhet gati për stërvitje. Faza përgatitore do të zhvillohet në Turqi dhe ekipi do të zhvendoset më 5 janar. Gjatë qëndrimit atje do të zhvillohen tre ndeshje miqësore me dy ekipe të elitës së futbollit turk dhe me një skuadrës kazake.
Takimi i parë do të zhvillohet më 9 janar dhe përballë skuadrës së Gegës do të vihet ekipi i Sivasporit. Dy ditë më pas, me 11 janar, Antaljaspori luan kundër të kuqve.
Gjithçka përmbyllet me një takim kundër Shaktar Karagandi. Me ekipin nga Kazakistani miqësorja do të zhvillohet më 14 janar. Këto tre ndeshje do t’i shërbejnë Partizanit për të qenë gati për pjesën e dytë të sezonit.