Njihuni me klubin Piramid FC, pushteti në duart e miliarderit saudit që po tmerron Afrikën!

Speciale nga Anton Cicani

Piramidat… Një ndër misteret më të mëdha të pazbuluara të botës së lashtë, që edhe sot tërheq vëmendjen dhe kuriozitetin e qindra milionë turistëve në vit. Mumjet, Faraonët dhe sigurisht pergamenat dhe dorëshkrimet që ende janë në studim nga historianët dhe shkencëtarët për të zbuluar të pazbulueshmen…

Por, nëse Piramidat ende janë vepra arti të panjohura, i njohur është bërë klubi më i ri i futbollit në Egjipt, Pyramids FC. Nuk e keni dëgjuar, sigurisht, sepse askush nuk e kishte dëgjuar, deri më sot.

Deri kur, ndodhi revolucioni i madh në kontinentin afrikan, me lindjen e një klubi që kërcënon të prishë rendin e vendosur.

Shitja e klubit modest Alasioty Sport – një skuadër që militonte në qytetin antik të Asyut, pranë lumit Nil, rreth 400 km larg Kairos – në pronësi tashmë të miliarderit saudit Turki al-Sheik (dikur i interesuar për të blerë Milanin).

Dhe, a e dini se si u prezantua pronari i ri? Duke investuar këtë merkato 33 milionë dollarë në vetëm një javë.

Al Sheik, që është edhe president i Sports Authority në Arabinë Saudite, pra ministër sporti në vendin e tij, ka qenë president nderi dikur edhe i Al Ahli dhe financues i skuadrës.

Por, u tërhoq në maj dhe vendosi të krijonte një klub të tijin, ku do të kishte kontrollin dhe do ta bënte më të fortin në Afrikë.

Ka vendosur ish-trajnerin Ahly Hossm El-Badri si president klubi me një rrogë 2,5 mln euro në vit, kur ishte duke firmosur me gjigantët e Afrikës së Jugut, Kaizer Shiefs.

Al Sheik ka sjellë edhe trajnerin brazilian Alberto Valentim nga Botafogo, një ish-mbrojtës që ka luajtur me Udinezen dhe Sienën në Itali dikur.

Fuqizoi ekipin duke marrë edhe ndihës trajner Rikardo la Volpen, ish i kombëtares meksikane, që në Botërorin 2006 çoi ekipin deri në 1/8-tat.

Sakaq, nga Brazili erdhën 4 lojtarë me vlerë 20 mln dollarë. Keno nga Palmeiras, Karlos Eduardo nga Goias, Artur nga Shapekoense dhe sulmuesi Ribamar nga Atletiko Paranaense.

Al Sheik nuk u limitua me kaq, por ka marrë më të fortët edhe në kampionatin egjiptian, si Tarek Hamed dhe Ali Gabr nga Zamalek, por edhe nga ENPII Kairo, Magdi Mohamed dhe Mohamed Al-Hamdi nga Masary.

Ka plot 18 futbollistë të rinj, duke kompletuar skuadrën.

Por, paratë e shpenzuara janë vetëm qindarka për sauditin, që ka një pasuri prej 2 miliardë dollarësh.

Së fundmi, Xhon Terri u përzgjodh për të komentuar si opinionist ndeshjen e parë të Pyramids FC në kampionatin egjiptian, në lidhje direkte nga Londra…

Mumjet dhe Faraonët mund të presin, radha e Pyramids FC, ndoshta me një ditë një ëndërr të quajtur Mohamed Salah.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online