Partizani dhe kombëtarja, Rrahmani nuk fshihet më: Ja pse e lashë Shqipërinë!

Amir Rrahmani “fluturimin” në futbollin e madh e ka nisur pikërisht nga Partizani, klub ku aktualisht kanë ngelur pak nga ata me të cilët mbrojtësi ka bashkëpunuar në periudhën 2013-2015. Në një intervistë të dhënë për “sportske.jutarnji.hr”, ai flet për klubin e kuq fillimisht.

“Partizani është klubi më i mirë në Shqipëri, ata kanë fituar shumë trofe. Gjatë periudhës së komunizmit ata gjithmonë i fitonin titujt. Por shtatë vite më parë ata ranë në Ligën e parë dhe ishin në krizë. Vitin e parë që u rikthyen në elitën e futbollit shqiptar, unë firmosa për Partizanin. E mbyllëm të dytët në të dy sezonet që isha atje (në fakt në sezon 2013-2014 e mbylli në vendin e pestë, kurse sezonin pasardhës në vendin e tretë). Skënderbeu ishte shumë i fortë. Gjithashtu kishte edhe shumë ndryshime në klub, nga presidenti, trajneri dhe lojtarët. Pas dy sezoneve te Partizani shkova te RNK Split”, tregon Rrahmani, i cili ka folur para miqësores së djeshme me Partizanin, që Dinamo e Zagrebit e fitoi me rezultatin 2-1.

Ekipi Kombetar Shqiptar i futbollit ne Bad Waltersdorf, i vendosur ne resortin Thermal & Golf Hotel Bad Waltersdorf ne Austri, per fazen pergatitore per Euro 2016 qe do te zhvillohet ne France. / largohen lojtaret e mbetur jashte formacionit, Berat Xhimshiti, Herolind Shala, Milot Rashica, Amir Rrahmani
01 Qershor 2016

KALIMI TE KOSOVA – Por shtatlarti, i cili në Kroaci ka veshur edhe fanellën e Lokomotivës së Zagrebit, nuk flet per Partizanin. I ngacmuar për kalimin te Kosova, ai e pranon se la Shqipërinë prej faktit se nuk e llogarisnin dhe se nuk mori një ftesë për në Europianin e Francës.

“A ju akuzuan në Shqipëri për ndryshimin  e përfaqësueses? Sigurisht. Isha në ekipin kombëtar të Shqipërisë, por vendosa të luaja për Kosovë. Pashë që nuk do të kisha shumë hapësira në kombëtaren shqiptare dhe ata nuk më shihnin ashtu siç unë dëshiroja. Isha në përgatitje për kampionatin europian, por nuk mora pjesë në kompeticion. Kjo ishte arsyeja që vendosa të luaja për Kosovën. Mendova: “Nëse nuk më llogaritin tani, kur do më llogaritin…”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online