Partizani dhe Flamurtari me sytë nga Kukësi, merkato nuk është mbyllur

0

“Nuk janë afruar futbollistët e duhur. Kemi nevojë për përforcime në kampionat”, – u shpreh trajneri Armando Cungu pas humbjes 5-2 kundër Torpedos në Gjeorgji. Tekniku shkodran e deklaroi hapur se ka nevojë për përforcime.

Presidenti Safet Gjici e dëgjoi dhe i solli dhe përforcimet e para të epokës “Cungu”. Ardian Cuculi dhe Oumar Toure, nëse nuk konsiderojmë Rexhinaldon. Mbrojtësi i majtë dhe mesfushori pritet të spostojnë dy vetë nga skuadra dhe formacioni.

Verilindorët do të kenë ndryshime në mbrojtje me Simo Rrumbullakun, Ylli Shametin dhe Albi Allën që mund të largohen. Në shënjestër janë dhe Rrustem Hoxha dhe Harallamb Qaqi, pa harruar Vangjel Zguron. Reparti i prapavijës është i mbipopulluar.

Kuksianët do të lirohen, ndërsa Partizani dhe Flamurtarit janë gati për të rrëmbyer futbollistë. “Demat” mund të përforcohen në krahun e majtë dhe të djathtë me Rrumbullakun dhe Zguron që mund të bëjnë punë.

Flamurtari kërkon një mbrojtës qendre dhe lëvizjet e shumta te Kukësi mund t’i sjellin futbollistin e munguar që pas largimit të Ditmar Bicajt. Albi Alla mbetet i preferuari, por duhet parë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.