Bomba e L’Equipe: Zidani do vendin e Murinjos te Mançesteri!

Zinedin Zidan la ekipin e Real Madridit në majin e vitit të kaluar pas fitimit të trofeut të Champions Leagues. Tekniku francez ka fituar gjithçka me ekipin spanjoll dhe mendoi se ishte momenti për të ndarë rrugët.

Ai nuk ka pranuar asnjë ofertë dhe nuk ka dashur të marrë një ekip tjetër, por gjërat kanë ndryshuar tashmë. Francezi është i gatshëm të rikthehet në krye të një klubi.

L’Equipe raporton se ish-trajneri i Real Madridit ka dëshirë të marrë postin e trajnerit të Mançester Junaitit. 46-vjeçari synon që të drejtojë një skuadër në Premier League dhe pozicioni i Zhoze Murinjos e josh shumë. Portugezi mund të ketë frikë, pasi e mbylli sezoni pa asnjë trofe dhe ka tifozët kundër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online