Juventusi prezantoi trajnerin e ri Mauricio Sarri, me këtë të fundit që foli gjatë për mediat në konferencë. Së bashku me teknikun, ishte i pranishëm edhe drejtori Fabio Paratiçi, i cili tregoi arsyet e zgjedhjes së Sarrit.
“Mauricio Sarri ishte gjithnjë zgjedhje e parë për ne. Ne u munduam që ta bindnim që vërtet e dëshironim në krye të Juventusit.
E zgjodhëm Sarrin sepse mendojmë se është trajneri i duhur për Juventusin tani. Ashtu siç ishin edhe Konte e Alegri në kohën e tyre.
Jemi këtu për të fituar. Idetë ishin të qarta që në fillim për zgjedhjen e Sarrit. Përfitoj nga rasti të falënderoj edhe Çelsin për profesionalizmin e treguar.”