Parashikimi i “Sport Ekspres”/ Spanja dhe Japonia marrin në duart e tyre kualifikimin, mbrëmje që premton më shumë se kurrë gola

Në grupin E përcaktohen sot skuadrat që do të kualifikohen më tej në fazën me eliminim direkt. Japonia luan gjithë shanset e saj kundër Spanjës. Andaluzianët hyjnë në fushë me njërën dorë te kualifikimi, por kjo nuk i bën ata matematikisht pjesë të 16 më të mirave të këtij kompeticioni.

Për këtë arsye dëshira për të shënuar nuk do të mungojë. Kombëtarja spanjolle do të jetë në kërkim të golit, çka do i jepte më tepër siguri për kualifikimin. Fundja organika e lojtarëve dhe rezultatet në ndeshjet e shkuara e paraqesin tërësisht të mundur shënimin e golit nga ana e “furisë së kuqe”.

Nga ana tjetër Japonia nuk mund të qendrojë e gjitha prapa dhe të lërë fatin e saj në duart e të tjerëve. Skuadra nga Lindja e Largët ka nevojë për pikë dhe për të siguruar ato nevojiten gola.

Japonia ka treguar se di të jetë një ekip i disiplinuar e i mirëvendosur në fushë, i cili përbën një rrezik konstant me shpejtësinë e daljes në kundërsulm. Faktor të cilin do përpiqen ta shfrytëzojnë më së miri edhe mbrëmjen e sotme, në mënyrë që shkojnë te goli./Sport Ekspres/

Parashikimi i “Sport Ekspres”: Shënojnë të dy ekipet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online