Parashikimi i “Sport Ekspres”/ Me Zvicrën nuk do të jetë aspak e lehtë, Portugalia shfrytëzon freskinë e ndeshjes së fundit në grupe

Në orën 20:00 në mbrëmje do të luhet sfida e fundit e fazës së parë me eliminim direkt. Portugalia dhe Zvicra do të masin forcat me njëra-tjetrën për një vend në çerekfinale. Ronaldo dëshiron t’i shkojë deri në fund këtij Botërori, por me Zvicrën kurrsesi nuk mund të jetë e lehtë. Helvetët ishin pjesë e një prej grupeve më të vështira, të cilin e kaluan me sukses.

Zvicra tregoi një ekip të konsoliduar dhe mjat të organizuar në fushën e lojë. Të çash mbrojtjen e tyre duhet shumë mund, prandaj Portugalisë mund të mos i mjaftojnë 90 minutat e kohës së rregullt. Sigurisht që Kombëtarja luzitane ka në përbërje lojtarë të një niveli të lartë teknik për të dhë pasimin e fundit në zonë, apo për të dërgiar topin në rrjetë.

Ky avantazh mund t’i favorizojë në kohën shtesë, kur ndoshta edhe përqendrimi dhe energjitë nuk janë më njësoj. Portugalia vjen më e freskët në këtë ndeshje, teksa sfida e fundit ndaj Koresë së Jugut ishte më tepër për fornalitet. Portugezët kursyen energjitë, ndërsa e kundërta mund të thuhet për Zvicrën.

Helvetët kanë luajtur një ndeshje me intensitet të lartë ndaj Serbisë, ku vendosën edhe kualifikimin e tyre. Për t’u përmendur vlen edhe mungesa e Sommer-it, i cili garanton më tepër siguri mes shtyllave për Zvicrën./Sport Ekspres/

Parashikimi i “Sport Ekspres”: Kualifikohet Portugalia pas shtesave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online