“Granit Xhaka u përball me ata kafshët”! Daiu tregon Serbinë: Një komb që feston edhe humbjet, çfarë prisni prej tyre?

Përparim Daiu ishte i ftuar në emisionin “Sport Magazine” që moderohet nga Drilon Xhepollari. I pyetur për ndeshjen mes Serbisë dhe Zvicrës, Daiu ka vlerësuar mënyrën sesi Granit Xhaka u përballë me kundërshtarët.

“Serbët e heqin maskën dhe nxjerrin fytyrën e tyre të vërtetë vetëm kundër shqiptarëve. Këta janë serbët e vërtetë, këta që ne shohim kundër shqiptarëve. Serbia është ai komb që edhe humbjet i festojnë. Përshembull, humbja në Fushë Kosovë, e festojnë. Një komb që feston një humbje, çfarë pret prej tyre? Janë humbës gjithmonë, nxjerrin vetëm alibi.

Shqiptarët janë më europianë se ta. Por serbët kanë pikën e tyre më të fortë, viktimizimin, këtë e dinë ta bëjnë më së miri. Granit Xhaka na e bëri zemrën mal. Jo vetëm që u përballë me ata kafshët, por në mesin e atij presioni, ishte më i miri në fushën e blertë. Sharjet e trajnerit të Serbisë? Nuk mund të bënte diferencën as ai në atë lloj ambienti”, tha Daiu. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online