Skënderbeu pësoi humbjen e dytë radhazi, duke bërë që sërish në kampin korçar të shfaqen hijet e krizës së rezultateve. Disfata me Tiranën në minutat e fundit ishte një goditje për bardhekuqtë, që nga lufta për titullin kampion kanë dalë prej javësh.
Gjithsesi është presidenti Ardjan Takaj ai që lëshon një mesazh për rivalët. E bën diçka të tillë përmes rrjeteve sociale. Në llogarinë e tij në “Facebook” ai ka postuar logon e Skënderbeut, ndërkohë që mesazhi është i qartë: “Në jemi Skënderbeu, këtë mos e harroni”.