Paradoksi/ Ku ishim dhe ku jemi, kjo është për ty Reja! E quajnë sezonin e dobët të Armando Sadikut, rezulton më i miri në karrierën e tij

Shumë herë specialistët e futbollit janë munduar që të bëjnë krahasimin mes Shqipërisë së Rejës dhe De Biazit. Zakonisht këto lloj krahasimesh nuk shkojnë për shtat pasi vijnë në kohë të ndryshme dhe situata të tjera. Por pa iu futur emrave të lojtarëve dhe kampionateve ku luajnë aktualisht, mjafton të marrim vetëm një shembull, Armando Sadiku.

Me De Biazin ky sulmues u kthye në “superstar” te Kombëtarja. Tani është jashtë Shqipërisë dhe nuk po grumbullohet më për shkak të formës së dobët. Shumëkush e cilëson si sezonin më të dobët të karrierës së Sadikut edhe këtë aktualin, pavarësisht zgjimit në pesë ndeshjet e fundit, teksa më herët nuk kishte shënuar asnjë gol me Las Palmasin.

Por në fakt rezulton e kundërta, ky është sezoni më i mirë në karrierën e Sadikut në bazë të shifrave. Deri tani sulmuesi ka shënuar 4 gola, të gjitha të shënuara në 5 ndeshjet e fundit, teksa ka luajtur 716 minuta. Mesatarja e golave për një sezon të Sadikut është rreth 4 gola në të gjithë kampionatin.

E nëse marrim sezonin ku Armando “u çmend”, teksa shënoi 13 gola në kampionat te Malaga, ato janë shënuar për 2938 minuta loje. E thënë ndryshe, Sadiku shënonte një gol në çdo 226 minuta. Ndërsa në këtë sezon ka arritur të shënojë një gol, mesatarisht për 179 minuta.

Dhe çfarë tregon kjo? Padyshim luksin e Rejës dhe stekën e rritur te Kombëtarja që mes emrave si Armando Broja që luan në Premier League, Myrto Uzuni që luan në La Liga, Rey Manaj që luan në Seria A, Sokol Cikalleshi që po lufton te Konyaspori për një vend në Champions League, tanimë sezoni më i mirë i Sadikut quhet më i dobëti në karrierën e tij. Por De Biazi arriti ta kthente në idhullin e tifozëve shqiptarë një lojtar që me statistika në klubet e tij, shpeshherë nuk ishin më të mirat. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online