E pazakontë/ “Turpërimi” i francezit ndaj Osasunës! Garë shpejtësie e Karim Benzema, arbitri i lë targën në vrapim te momenti i golit (VIDEO)

Karim Benzema nuk pati efektin e zakonshëm në ndeshjen ndaj Osasunës. Në fitoren 1:3 të Real Madridit, francezi humbi dy penallti. Portieri i vendasve ka “hipnotizuar” Benzeman dhe ka lexuar goditjet e tij në të dyja rastet. Megjithatë, edhe pse nuk u regjistrua në listën e golashënuesve, kontribuoi në fitore sepse i shërbeu Alaba në golin e parë, si dhe bëri lëvizje kyçe që çuan në golin e tretë.

Pikërisht me golin e tretë, Benzema u gjend në një sfidë të pazakontë për shkak se ka “garuar” me arbitrin e ndeshjes, Ricardo De Burgos Bengoetxe. Benzema pasoi topin dhe filloi të vraponte. Është interesante që gjyqtari ka vrapuar paralelisht me të. Për habinë e të gjithëve, arbitri kryesor i ndeshjes ishte ai që fitoi garën. Edhe pse gjyqtari ishte pas Benzemas kur pa se si po shkonte aksioni, ai përshpejtoi ndjeshëm ritmin dhe në fund la pas sulmuesin francez. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online