Paradoksi/ Dikur prezantoheshin blerjet bo.mbastike për të na bërë krenar në Europë, Skënderbeu i zgjat 90 minutat me Dinamon…2 muaj

0

Skënderbeu, kjo është skuadra e vetme që i ka bërë krenar shqiptarët deri tani me përfaqësimet e tyre në Europë. Ende asnjë skuadër nuk ka arritur që të përsëris suksesin e korçarëve për të shkuar aq larg dhe për t’u kualifikuar në grupet e një kompeticioni europian. Nga ana tjetër shkëputja e një ekipi të tillë rriste edhe nivelin në Shqipëri, pasi ekipet e tjera duhet të investonin jo pak për ta konkurruar.

Por kjo është historia e së shkuarës, pasi klubi po vuan ende atë dënim të marrë dhe në sezonin e ardhshëm do të gjendet në Kategorinë e Parë. Për të kuptuar më mirë situatën mjafton që të futesh në faqen zyrtare të Skënderbeut. Postimi i saj i fundit daton në 9 maj për të treguar se ka nisur ndeshja me Dinamon dhe është në shifrat 0-0.

Kjo përballje do të përfundonte në rezultatin 1-1 dhe pikërisht pas këtij 90 minutëshi, korçarët do të zyrtarizoheshin në Kategorinë e Parë. Një ndeshje që solli edhe shumë diskutime, teksa trajneri Skënder Gega akuzoi arbitrin se favorizoi Dinamon me golin e barazimit. Pas kësaj ndeshje, mbeteshin edhe tre përballje të tjera për t’u luajtur deri në fundin e sezonit në Superiore. Dikur, në këtë kohë, prezantoheshin blerjet e fuqishme dhe bombastike për të na bërë krenar në Europë, por tani nuk shihet më asgjë. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.