Ka më shumë trofe të fituar se disa klube të mëdhenj të mbledhur bashkë! Në vend të shijoj luksin, Marcelo pastron fushat e futbollit të dielave

0

Sezoni ka përfunduar dhe shumë futbollistë të njohur e përdorin këtë kohë për të rimbushur bateritë dhe për të marrë pushimet familjare në destinacione ekzotike. Me 25 trofe, Marcelo është futbollisti me më shumë trofe në historinë e Real Madridit dhe mund të mburret se ka më shumë trofe në vitrinat e tij se shumë klube të tjerë të mëdhenj. Brazilianit i ka skaduar kontrata me Realin, por ende nuk është larguar nga Madridi. Shkak është bërë djali i tij që luan për kategoritë e të rinjve te Reali.

Kampionati spanjoll i të rinjëve po mbahet këtë fundjavë, ndërsa ndeshja gjysmëfinale u shty për shkak të një stuhie të madhe. Pas kësaj, Marcelo mori pajisjen e duhur për pastruar fushën. Nuk ka dyshim se braziliani është një shembull i vërtetë i dashurisë së babait për një fëmijë. Edhe pse Enzo është 12 vjeç, ky futbollist i ri tashmë po kënaq publikun me paraqitjet e tij tek të rinjtë dhe mund të ndodhë lehtësisht që pas pak vitesh Enzo të kthehet në një bishë të vërtetë në fushë. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.