Ishte dëshira e Partizanit, Gledi Mici gradohet me përgjegjësi të mëdha te Prishtina

0

Gledi Mici ishte dëshira e Partizanit për t’u përforcuar në merkaton e verës. Megjithatë mbrojtësi i njohur për Superioren është pjesë e Prishtinës. Së fundmi ai ka marrë gradimin e ri pas largimit të Lorik Boshnjakut, duke u kthyer në kapitenin e ri të skuadrës.

“Të jesh kapiten i Prishtinës është përgjegjësi e madhe pasi që Prishtina është emër me shumë peshë. Do të mundohem që me punë dhe profesionalizëm ta justifikoj këtë detyrë. Tifozëve iu premtojmë që do të jemi ekip ndryshe në këtë vit. Të gjithë lojtarëve na takon ta japim energjinë e fundit në fushë dhe ta rikthejmë Prishtinën aty ku i takon”, u shpreh Mici. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.