Milani nuk arriti të përfitonte nga hapat fals të Lacios dhe Romës. Torino e Ualter Mazarrit tregoi se jo më kot është në pjesën e sipërme të tabelës, duke luajtur si e barabartë në tapetin e San Siros. Ndeshja përfundoi me rrjeta të paprekura me të dy skuadrat që krijuan raste të pakta.
Torino e filloi më mirë takimin. Sulmuesi spanjoll Falke vuri në provë Donarumën, ndërsa pak minuta më vonë Beloti shpërdori rast të pastërt. Në fund e pjesës së parë, Milani u shfaq i rrezikshëm me Kutronen dhe Suson. Arbitri Orsato mund të kishte akorduar një penallti për kuqezinjtë për një top me dorë, por mbas konsultimit me “VAR”, ndërroi mendje.
Në pjesën e dytë loja e të skuadrave bie dhe rastet janë sporadike. Gatuzo fut në fushë Kastijehon, i cili edhe pse i freskët nuk arrin t’i krijojë mundësi kolegëv me depërtimet e tij nga krahu.