Në qershor pritet që Sindrit Guri të ftohet nga Shqipëria. Golat e realizuar deri më tani e kanë shtyrë trajnerin Kristian Panucci, i cili sot ndodhet në Shqipëri dhe nga stadiumi “Niko Dovana” do të vëzhgojë përballjen Teuta-Kukësi.
Tekniku italian është apostafat për Sindrit Gurin në këtë takim dhe me shumë gjasa shkodrani do të jetë në listën e tij për takimin miqësor me Ukrainën. Nëse zgjidhet edhe problemi me autoritet zvicerane, atëherë do të luhet dhe një miqësore me Kosovën dhe këto dy takime do ishin shumë të vlefshme për trajnerin e kombëtares, por edhe për lojtarët e ftuar që të tregonin cilësitë e tyre në ndeshje dhe jo vetëm gjatë periudhës përgatitore në Zvicër.