Trajneri i Shqipërisë, Kristian Panuçi, ka zyrtarizuar listën e lojtarëve të cilët ka grumbulluar për ndeshjen miqësore të datës 13 nëntor në Antalia, kundër Turqisë.
Për këtë miqësore Panuçi ka grumbulluar 25 futbollistë, ku bien në sy debutuesit Astrit Ajdareviç që luan me AEK, edhe Ylber Ramadani që luan në Danimarkë me skuadrën e Vejles. Ramadani do t’i bashkohet kombëtares në datën 11 nëntor, pasi do të jetë i angazhuar me skuadrën kombëtare U-21 në takimin zyrtar eleminator të datës 10 nëntor në Tiranë.
Ndërkaq, në listën e trajnerit italian është edhe futbollisti i Skënderbeut, Sabien Lilaj.
Surprizë e madhe është kthimi në Kombëtare i Nassr alijit. Mbrojtësi nuk është grumbulluar prej kohësh, pas një sezoni zhgënjyes në Kaizerslautern, ndërsa është pa klub prej verës.
Skuadra përfaqësuese e futbollit do të grumbullohet ditën e hënë pasdite në Antalia, ku për 6 ditë do të përgatisë atje edhe ndeshjen miqësore me Turqinë.